Spartak Zekja është larguar nga posti i Drejtorit të Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Lajmi konfirmohet nga burime për BalkanWeb, ndërsa vendimi për zëvendësimin e tij pritet të formalizohet së shpejti.

Në vend të Zekjas, pritet të emërohet Arti Papajani, i cili ka mbajtur më parë postin e drejtorit të tatimeve gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike.

Ende nuk ka një arsye zyrtare për largimin e Zekjas, por pritet që ndryshimi të vijë si pasojë e krijimit të qeverisë së re dhe emërimit të ministres së re, Evis Sala.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb