Analisti Arion Sulo, gjatë emisionit “Kjo Javë”, u shpreh se ndryshimet në kabinetin qeveritar duken si marrëëveshje e fshehtë mes Ramës dhe Ballukut.
Sulo tha se ky është një kurth që Rama ka bërë për të sfumuar largimin e zv/kryeministres nga qeveria.
“Ajo ishte pezulluar, s’mund të vazhdonte. Ky e bën gjithë qeverinë që ta fshehë largimin e Ballukut”, tha Sulo.
Arion Sulo: Kurthi që ka bërë Edi Rama sot, është për të sfumuar largimin e Ballukut. Ajo ishte pezulluar, s’mund të vazhdonte. Ky bën gjithë qeverinë që ta fshehë largimin e Ballukut.
Dhe hajde ta bëjmë më skandaloze dhe më të fuqishme Ballukun. Pse duhet të largohej Spiropali, Albana Koçiu që ikën nga ministria.
E rënda e kësaj është si një marrëveshje e të dyve dhe në marrëveshje ka futur të vetët dhe ka larguar kundërshtarët. Spiropali është kundërshtarja e saj. ndryshohet qeveria që të ikë lajmi se largohet Balluku. Të gjithë prisnin heqjen e imunitetit, asnjë fjalë nuk tha për këtë, prêt Rama vendimin e Ulsi Manjës?
