Kryeministri Edi Rama, ka sqaruar nëpërmjet një videoje në “Facebook” ndryshimet e reja që janë bërë në aplikacionin “Komisariati Dixhital”.

Në këtë aplikacion, janë shtuar disa shërbime më shumë, si raportimi i dhunës në familje dhe krimit mjedisor.

Rama thotë mbi videon e publikuar se tanimë, qytetarët kanë mundësi të monitorojnë reagimin e Policisë së Shtetit ndaj kërkesës së tyre, e kjo bëhet vetëm me një “klik” nga smartfoni ose kompjuteri.

Postimi i plotë i Ramës:

MIRËMËNGJES

dhe me Komisariatin e Ri Dixhital, ku është zgjeruar hapësira për veprim e qytetarëve, të cilët ndër të tjera mund të monitorojnë edhe reagimin e Policisë së Shtetit ndaj ankesës a kërkesës së tyre, vetëm me një klik nga smartfoni ose kompjuteri, ju uroj një ditë të mbarë


(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb