Fituesja e çmimit Nobel, Greta Thunberg bashkë me aktivistë të tjerë kanë mbajtur një marshim ditën e sotme, në ambientet e Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.
Thunberg u takua me shefin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, Fatih Birol, në periferi të konventës të enjten dhe kritikoi elitat e korporatave për mosveprimin e tyre.
“Udhëheqësit në Davos po ushqejnë shkatërrimin e planetit duke investuar në lëndët djegëse fosile dhe duke i dhënë përparësi fitimeve afatshkurtra mbi njerëzit e prekur nga kriza klimatike” ka thënë Thunberg.
Aktivistët me pankarta në duar u kanë bërë thirrje krerëve të kompanive të karburanteve fosile, që të ndalojnë të gjitha projektet e reja të naftës dhe gazit natyror.
Forumi i këtij viti ishte me temë “Bashkëpunimi në një botë të fragmentuar” dhe përfundoi në drekë të ditën e sotme, pas pesë ditësh prezantimesh dhe debatesh.
Këtë vit morën pjesë një numër rekord i liderëve botërorë dhe ekspertëve të biznesit, më shumë se 1500 figura publike nga rreth 700 organizata, përfshirë këtu dhe kryeministrin Edi Rama.
(BalkanWeb)
