Deputeti i zgjedhur i PD-së, Klevis Balliu i ftuar në News24, ka kritikuar ndryshimet e propozuara në Kodin Penal, duke i cilësuar si të diktuara nga krimi.
I ftuar në News 24, ai tha se Kodi i ri favorizon banditët dhe synon të mbjellë frikë tek qytetarët. Sipas Balliut, ligji i ri ul dënimet për zyrtarët e korruptuar dhe i rrit për shkelje të vogla nga qytetarët.
Ai theksoi se me këtë qeveri, Shqipëria nuk ka të ardhme europiane.
Deputeti i zgjedhur i PD, Klevis Balliu: Ne kemi privuar që të djegim mandatet dhe nuk ka qenë rruga e duhur kjo. Ne duam të marrim pjesë në parlament për të denoncuar ilegalitetin e qeverisë, që drejton parlamentin. Masakra elektorale është vërtetuar me prova. Opozita po lufton për pluralizëm, sepse sot nuk po jetojmë në demokraci. Kodi Penal i ri i propozuar tregon se vendi është në diktat kriminal.
Ndryshimet në Kodin Penal duket sikur i ka shkruar Suel Çela, pasi ka liri me kusht për ata që janë në burg përjetë dhe duam të arrestojmë një djalë të ri se ka parkuar makinën dysh ose të arrestojmë dikë që nuk ka paguar dritat apo kolaudimin. Kodi duket sikur është për Zani Çaushin, për Shullazin etj, për të liruar banditët. Kodi Penal kërkon të mbjellë frikë. Nuk ka në asnjë vend të botës që të futesh në burg për parkim. Kodi Penal për zyrtarët që vjedhin paratë e shqiptarëve ul dënimin, ndërsa rrit dënimin për qytetarët e thjeshtë. Suel Çela ka përfaqësues në parlament. Ne jemi në regjim, sepse çdo diktator ndërhyn tek Kodi Penal.
Rama kishte kontratë me kriminelët dhe tani po ua shpërblen, duke i nxjerrë nga burgu. Kodi Penal shkel të drejtat e lirisë së fjalës, shkel të drejtat e njeriut. Kodi Penal është i kundërt me rrugën europiane të Shqipërisë. Sa të jetë Rama nuk do jemi pjesë e BE-së. Rama është shefi i korrupsionit, i përdor të tjerët dhe i fut në burg, PS ka rënë dakord me këtë, nuk kemi çfarë t’ju bëjmë.
(Balkanweb)
