Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, i pranishëm në Komisionin e Ligjeve ka deklaruar se do të votojë kundër projektligjit për disa shtesa në ligjin për “Prefektin e qarkut”.

Bardhi tha se propozimet që kanë ardhur nuk janë të nevojshme dhe nuk sjellin përmirësim të rolit të prefektit dhe as kontributit të tij.

Bardhi: Propozimet që kanë ardhur në ligj janë të panevojshme dhe do të marrin votën kundër. Sepse nuk sjell asnjë përmirësim as të rolit të prefektit  dhe kontributit të tij.

E gjitha është qe keni propozuar një ligj që të vini këtu të na flisni një orë dhe të na flisni për gjëra që nuk kanë lidhje me projektligjin.

Se sa mirë e kanë bërë punën emergjencat civile, qytetarët e kanë parë. Sa kohë nuk ka asnjë përmirësim apo rol të shtuar të prefektit, pa diskutim vota do të jetë kundër.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: