TIRANË

Ish-kryeministri Sali Berisha hodhi akuza të rënda sot ndaj ministrave dhe ish-ministrave pasi maxhoranca parlamentare i dha “OK” dekreteve për ndryshimet në qeveri.

Berisha tha se ndryshimet në qeveri, janë “përpjekje për të larë fytyrën, por e nxinë atë dhe më shumë”.

“Unë s’di asgjë për Igli Hasanin, por di marrëzinë e tij që pranohet të vihet në shërbim të Edi Ramës. Si mundet një diplomat me karrierë të pamohueshme në diplomaci, të vihet në shërbim të një njeriu i cili u damkos në rajon si sherr ndjellës, vasal i Vuçiçit, si njeri që u diskreditua me qëndrimet antishqiptare dhe proVuciç, që na mbolli një sherr të paparë me fqinjin tonë jugor, Greqinë. A mundet një diplomat ta vërë veten në shërbim të një antishqiptari? Këtë e bën vetëm një diplomat dritëshkurtër. Për atë Meten, ka ca gjëra për t’i shpjeguar më vonë”, deklaroi Berisha.

Ai vijoi akuzat ndaj ministrit të Brendshëm Taulant Balla për lidhje me krimin.
“Taulant Balla njeriu me dy ose tre telefona të kriptuar. Me dy vinte këtu në parlament, po thonë që kishte dhe më shumë. Ka mbajtur komunikim të vazhdueshëm me eksponentë të krimit të organizuar në Belgjikë, Holandë etj. Ka ndërsyer banditë ndaj opozitës.
Shoqëruesi me pasaportë diplomatike 57 herë i Edmond Begos i cili njihej si një nga trafikantët më të mëdhenj të Italisë dhe rajonit. Balla i implikuar me Gentian Sharrën, bandit dhe vrasës i Elbasanit.
Balla është akuzuar si i implikuar në vrasjen e avokatit Gurra, i cili kishte dijeni si avokat për regjistrimet që ekzistonin se Balla ishte porositës vrasjesh”, tha Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb