Në mbledhjen e Qeverisë të së mërkurës, u miratuan disa vendime, përfshirë emërimin e Blerina Abrazhdës si zv/ministre e Mbrojtjes.
Pas shkarkimit të Dorian Tolës nga ky post më 16 mars, Blerina Abrazhda është caktuar për ta zëvendësuar.
VENDIMI PËR EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Blerina Abrazhda emërohet zëvendësministër i Mbrojtjes.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
(BalkanWeb)
