Pas dekretimit të ministrave të rinj nga Presidenti Bajram Begaj, Kuvendi ka njoftuar datën për miratimin në parlament të këtyre dekreteve.

Lista e dërguar nga kryeministria mbërriti në institucionin e Presidencës dy ditë pas njoftimit të tyre nga kreu i qeverisë, ndërsa vijojnë të jenë në pritje të dekretimit.

Bëhet me dije se seanca do të mbahet ditën e hënë, 11 shtator në orën 14:00.

REAGIMI:

“ju njoftojmë se seanca  e plenare e Kuvendit të Shqipërisë do të zhvillohet ditën e hënë, datë 11 shtator, ora 14:00. (Urdhër nr.46, datë 09.09.2023, i Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla.)

Emrat e ministrave që ikin dhe të atyre që vijnë;

Ministër i Financave dhe Ekonomisë – Emërohet Ervin Mete; Largohet Delina Ibrahimaj

Ministër Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit – Emërohet Delina Ibrahimaj; Largohet Edona Bilali

Ministre e Shëndetit dhe Mirëqenies Sociale – Emërohet Albana Koçiu; Largohet Ogerta Manastirliu

Ministër i Arsimit dhe Sporti – Emërohet Ogerta Manastirliu; Largohet Evis Kushi

Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme – Emërohet Igli Hasani; Largohet Olta Xhaçka

Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit – Emërohet Anila Denaj; Largohet Frida Krifca

Ministër i Pushtetit Vendor (Ministri e re): Emërohet Arbjan Mazniku

Ministria e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet (Shkrihet) – Largohet Milva Ekonomi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb