Ministrat e rinj të kabinetit qeveritar ‘Rama’ janë betuar sot para Presidentit Bajram Begaj.
Ceremonia u zhvillua në Pallatin e Brigadave.

E para që u betua ishte Albana Koçiu, e cila mori detyrën e zëvendëskryeministres. Ndërkohë i dyti ishte Ferit Hoxha, ministri i ri i Jashtëm dhe më pas Besfort Llamallari, i cili do të mbajë detyrën e ministrit të Brendshëm, duke vijuar me ministrat e tjerë. Siç e përcakton dhe protokolli, ministrat e rinj janë betuar, duke vendosur dorën mbi Kushtetutëmn e Republikës së Shqipërisë.

Kujtojmë se në votimin e djeshëm në Kuvend të këtyre ndryshimeve, opozita nuk mori pjesë, pasi deputetët opozitarë ishin ngritur në këmbë dhe kishin bllokuar foltoren e Parlamentit.

NDRYSHIMET NË QEVERI:
-Zv.kryeministre, Albana Koçiu – Shkarkohet Belinda Balluku
-Ministër i Brendshëm, Besfort Lamallari– Zëvendëson Albana Koçiun
-Ministër Drejtësie, Toni Gogu– Zëvendëson Besfort Lamallarin
-Ministër Energjitike, Enea Karakaçi– Shkarkohet Belinda Balluku
-Ministër i Mbrojtjes, Ermal Nufi– Shkarkohet Pirro Vengu
-Ministër për Marrëdhënien me Parlamentin, Erjona Ismaili– zëvendëson Toni Gogun
-Ministër i Jashtëm, Ferit Hoxha – Shkarkohet Elisa Spiropali

VOTIMI PËR EMËRIMET
1-Albana Koçiu – zv.kryeministre, 83 vota pro, 3 kundër
2-Ferit Hoxha – ministër i Jashtëm, 83 pro, 4 kundër
3-Besfort Lamallari – ministër i Brendshëm, 83 vota, pro 4 kundër
4-Ermal Nufi – ministër i Mbrojtjes, 83 vota pro, 6 kundër
5-Toni Gogu – ministër i Drejtësisë, 83 vota pro, 5 kundër
6-Enea Karakaçi – ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, 83 vota pro, 6 kundër
7-Eriona Ismaili – ministre e Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin, 82 vota pro, 4 kundër

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: