TIRANE – Një ditë më parë, Kryeministria njoftoi për largimin e ministrit të Financave Shkëlqim Cani, zëvendësimin e tij me Arben Ahmetajn, si dhe emërimin e ministres më të re në kabinetin qeveritar, Milva Ekonomi.
Ndryshimet në kabinetin qeveritar janë dërguar sot në zyrën e Presidentit Nishani, për tu dekretuar nga kreu i shtetit.
Mësohet se rreth mesditës Presidenti Bujar Nishani ka vendosur të dekretojë shkarkimin e ministrit të Financave, Shkëlqim Cani si dhe shkarkimin e Arben Ahmetajt nga Ministria e Ekonomisë.
Por përveç shkarkimeve, Kreu i Shtetit Bujar Nishani nuk ka dekretuar emërimet e reja në këto poste. Përkatësisht Arben Ahmetajn tek ministria e Financave dhe Milva Ikononomin tek ministria e Ekonomisë.
Pas dekretimit nga Presidenti i Republikës, dekretet i kalojnë Kuvendit për miratim dhe më pas ministrat mund të vijojnë punën. Por me sa duket në seancën e nesërme do kalojnë vetëm dekretet e shkarkimit.
Ndërkohë nuk dihet ende se kush do të zëvendësojë Milva Ikonomin në Ministrinë e Shëndetësisë, ku ajo mbante postin e zv/ministres.
(er.nu/ma.ar/BalkanWeb)
