Ka nisur mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste, që vjen pas ndryshimeve në qeveri të vetëm pak ditëve më parë.
Në mbledhje pritet të caktohet edhe data për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS, ndërkohë që mësohet se i pranishëm do të jetë edhe kryeministri Edi Rama.
NDRYSHIMET NË QEVERI:
-Zv.kryeministre, Albana Koçiu – Shkarkohet Belinda Balluku
-Ministër i Brendshëm, Besfort Lamallari– Zëvendëson Albana Koçiun
-Ministër Drejtësie, Toni Gogu– Zëvendëson Besfort Lamallarin
-Ministër Energjitike, Enea Karakaçi– Shkarkohet Belinda Balluku
-Ministër i Mbrojtjes, Ermal Nufi– Shkarkohet Pirro Vengu
-Ministër për Marrëdhënien me Parlamentin, Erjona Ismaili– zëvendëson Toni Gogun
-Ministër i Jashtëm, Ferit Hoxha – Shkarkohet Elisa Spiropali
