Kate Moss bëri një ndryshim drastik me pamjen e saj. Modelja e njohur bashkëpunon sërish me markën “Marc Jacobs” dhe për nevojat e fotosesionit të saj të ri ka vendosur të ndryshojë ngjyrën e flokëve.

Siç duket, gjithnjë e më shumë markat preferojnë ngjyrën rozë dhe nuk hezitojnë të eksperimentojnë me imazhin e tyre. Madonna është gjithashtu një shembull tipik.

Në fotot e publikuara në rrjetet sociale dhe në veçanti në Instagram, Kate Moss ndjek “hapat” e mbretëreshës së popit dhe pozon para aparatit me flokë rozë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Nuk dihet ende nëse ky është një ndryshim i përkohshëm apo nëse modelja synon të adoptojë këtë pamje të veçantë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb