Massimo Moratti, ish-presidenti i Interit, foli për mediat rreth ndryshimit të pronësisë së klubit zikaltër nga Suning në Oaktree.

“Më vjen shumë keq që përfundoi kështu. Unë kam shumë respekt për Steven, ai ka fituar dy kampionate dhe shumë trofe vitet e fundit. Borxhet që ai nuk ka mundur të paguajë janë bërë nga shpenzimet për Interin, jo për biznesin e tij. Shpresoja se ai do të ishte në gjendje të qëndronte në krye të Interi, kam dëgjuar për këtë kohët e fundit, por ne nuk folëm për këtë.” – tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb