Komisioni i Apelit pranë FSHF ka publikuar vendimet e reja. Kështu, Komisioni e ka parë të arsyeshme të bëjë disa ndryshime në vendimin e marrë nga Disiplina për Egnatian, me këta të fundit që u dënuan me zhvillimin e ndeshjeve në fushë asnjanëse deri në fund të sezonit.

E thënë më thjeshtë, dënimi është reduktuar në vetëm një ndeshje, pra Egnatia me gjasë do luajë në Elbasan ndeshjen e radhës si skuadër pritëse. Vlen të theksohet se ekipi nga Rrogozhina do i luajë ndeshjet pa tifozë deri në fund të sezonit.

Vendimet:

Pranimin e pjesshëm të ankimit të Klubit të Futbollit Egnatia.

Ndryshimin e Vendimit të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës nr.32, datë 13.04.2023, pika 1 duke vendosur zhvillimin e vetëm 1 (një) ndeshjeje në fushë asnjanëse dhe pjesën e mbetur të ndeshjeve per sezonin futbollistik 2022-2023, pa spektatorë.

Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS/TAS) Lozanë Zvicër.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: