Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se ka një ndryshim orari në ndeshjen e javës së 24-t të kampionatit “Abissnet Superiore”, Partizani – Tirana.

Derbi i kryeqytetit do të zhvillohet të dielën, në orën 16:30, në stadiumin “Air Albania”.

Ky ndryshim është miratuar nga Komisioni i Ligave dhe Garave.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb