Axhenda e Superiores për këtë javë ka ndryshuar, pasi Tirana nuk do e presë Teutën në stadiumin “Selman Stërmasi”. Bardheblutë kanë vendosur ta luajnë këtë takim në “Air Albania”, ndërsa ky ndryshim është konfirmuar nga FSHF.

Sfida është e vlefshme për javën e shtatë të Superiores. Bardheblutë kanë ruajtur entuziazmin e fitores në derbi ndaj Partizanit, ndërsa do kërkojnë të vazhdojnë ecurinë e rezultateve pozitive.

Aktualisht Teuta mban vendin e katërt. “Djemtë e detit” kanë 5 pikë më tepër se kryeqytetasit në renditjen e përgjithshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb