TIRANE-Komisioni parlamentar i Ligjeve ka vendosur pranimin e pjesshëm të kërkesës së aleancës së grave deputetëve për sa u përket ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Deputetët kanë pranuar që në listat e kandidatëve për këshillat bashkiakë 50 për qind të jenë burra dhe 50% të jenë gra. Madje është saktësuar që një në çdo dy kandidatura t’i përkasë njërës gjini. Komisioni ka lënë në fuqi nenin 67 të Kodit Zgjedhor për sa u përket kuotave të kandidaturave për kryetar bashkie. Por aleanca e grave deputete, e përfaqësuar nga Mesila Doda, Mimoza Hafizi dhe Silva Caka kanë kërkuar që ky nen të jetë detyrues, ku KQZ duhet të refuzojë përfshirjen në zgjedhje të një force politike që nuk respekton këtë pikë të Kodit. Kodi Zgjedhor aktual parashikon se çdo parti, e cila në zgjedhje nuk respekton kuotat gjinore, do të gjobitet me 100 mijë lekë. “Ajo çka unë kam propozuar, është rritja e masës së gjobës. Në qoftë se për zgjedhjet e përgjithshme është 1 milion lekë të rinj gjoba për mosrespektimin e kuotës gjinore, për zgjedhjet lokale le të jetë 500 mijë lekë të rinj për çdo rast që evidentohet, pra për çdo njësi vendore, për çdo bashki ku nuk do të respektohen dispozitat e këtij Kodi”, tha Armando Subashi, i cili ishte dhe relatori i çështjes. Kjo pikë i la të pakënaqur nismëtaret. Edhe një herë është theksuar se vendosja e gjobave nuk ka funksionuar për partitë politike, pasi ky nen i Kodit Zgjedhor është shkelur në votimet e shkuara. Opozita ka abstenuar dje në votimin e amendamenteve të Kodit Zgjedhor. “Duke qenë se jemi para zgjedhjeve, neve na duhet, edhe sipas marrëveshjes që kemi bërë, të kemi dispozita të cilat çojnë te dekriminalizimi i kandidaturave që do të kemi për pushtetin lokal”, tha deputeti i PD­së, Arben Ristani.

  • E pranishme në mbledhje ishte edhe Irena Beqiraj, Zv/ministre e Financave, njëkohësisht Drejtoreshë e Komanduar e Doganave. Beqiraj theksoi se ndryshimet në kod marrin para-sysh kërkesat e biznesit. “Autorizimet për “dutyy free shop”, bëhen nga ministria. Projektligji sjell efekte pozitive në buxhet. Administrata doganore ka evoluar masat e kontrollit. Nuk kemi bërë studim,pasi kjo ishte kërkesë e biznesit”- sqaroi Beqiraj.

(a.n/panorama/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb