Lajm i mirë për Interin. Romelu Lukaku do të mund të kontribuojë për zikaltërit në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Kupës së Italisë ndaj Juventusit.
Gjykata e Apelit Sportiv konfirmoi dje pezullimin e lojtarit, por sot ka patur të reja të tjera të rëndësishme. Presidenti i FIGC, Gabriele Gravina mori në dorë situatën dhe vendosi që të falë belgun.
Natyrisht, një vendim i tillë vjen pas ankesave të Interit, ku klubi dje shkruante në rrjetet sociale: Viktima i vetmi fajtor. Kujtojmë se Romelu Lukaku u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në fundin e sfidës ndaj bardhezinjve, pasi festoi në mënyrë të veçantë pas ofendimeve me bazë raciste të tifozëve të “Zonjës së Vjetër”.
(BalkanWeb)
