Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ndodhet sot në qytetin e Librazhdit, ku po prezanton kandidatët e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” për zgjedhjet vendore të 11 majit. Gjatë fjalës së tij para mbështetësve, Berisha deklaroi se kjo aleancë synon një fitore të thellë në zgjedhje, duke ofruar një program që, sipas tij, do t’i rikthejë qytetarëve dinjitetin ekonomik.

“Shkojmë më 11 maj në zgjedhje të sigurt për një fitore të thellë, ku qytetarët votojnë për veten e tyre, për familjen dhe të ardhmen e Shqipërisë”, theksoi Berisha.

Ai u zotua se në 100 ditët e para të qeverisjes, çdo pensionist në Shqipëri do të përfitojë një pension minimal prej 200 eurosh dhe do të vendoset një minimum jetik po prej 200 eurosh për të gjithë qytetarët.

“Do të përmirësojmë gjendjen e 560 mijë pensionistëve dhe do të nxjerrim shqiptarët nga varfëria e skajshme. Nuk ka shqiptar që do të jetojë me më pak se 6.3 euro në ditë,” shtoi ai, duke theksuar rëndësinë e reformave sociale në programin e PD.

Pjesë nga fjala e Berishës: 

Shkojmë më 11 maj në zgjedhje të sigurt për një fitore të thellë ku qytetarët votojnë për veten e tyre, familjen e tyre dhe të ardhmen e të gjithë Shqipërisë. Zotohem para jush se me programin tona do të rikthejmë paratë qytetarëve shqiptarë dhe çdo pensionist në këtë rreth, në këtë qark dhe në Shqipëri në 100 ditët e para nuk do të ketë kurrë një pension nën 200 euro, do të vendosim minimumin jetik prej 200 eurosh i cili përmirëson gjendjen e 560 mijë pensionistëve.

Në 100 ditë nxjerrim shqiptarët nga varfëria e skajshme Nuk ka shqiptarë që nuk do të ketë nën 6.3 euro në ditë.

Regjimi i Ramës i famshëm në botë për lidhjen me krimin dhe drogën. Pyes ferëerët, sa herë e keni dëgjuar të flasë për ju? Për pemëtoret dhe prodhimet tuaj dhe sa herë për drogën dhe kanabisin. Ne do të 5 fishojmë fondet dhe subvencionet për fermerët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb