Profesori i Universitetit Bujqësor në Tiranë, Lush Susaj, i ftuar në “Oponencë” u shpreh se në 12 vitet e fundit bota akademike u bë “pis” duke u përfshirë në afera korruptive në këmbim të mbylljes së gojës.

Susaj tha se ai është një person që punon pas mësimit dhe nuk pranon sponsorizimin e librave që boton.

Duke folur për protestat studentore, ai tha se është zhgënjyer nga mënyra si e përçanë, duke i kërcënuar për heqjen nga vendi i punës.

Lush Susaj:  Kurrë në jetën time nuk e kam parë veten si e kam parë sistemin arsimor, që pedagogët e mësuesit nuk i përkrahën studentët as në 1991. Ndërsa zhgënjimi më i madh dhe pjesa pse jemi këtu është kur kam parë si e përçanë lëvizjen studentore në vitin 2018. Studentët rrinin me një byrek në dorë dhe thonin nuk dalim dot sepse na heqin prindërit nga puna.

Botën akademike ky 12 vjcar e bëri pis, dikujt i dha një projekt e zhyti në korrupsion e mbylli gojën, krijoi një elitë e cila nuk është as për ekspertizë.

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb