I pyetur gjatë intervistës në emisionin “Opinion” për situatën brenda PD dhe pakënaqësitë e ngritura nga shumë demokratë për mënyrën e hartimit të listave, ish-deputeti Ervin Salianji riktheu në bisedë një episod të vitit 2021, kur vetë atë e hoqën nga listat e kandidatëve për deputetë.
Salianji tha se ai zhvilloi një takim me 1 mijë vetë dhe të gjithë thonin ky është deputeti.
“Në 2021 një komision në PD më hoqi nga lista. Shkova dhe mblodha 1 mijë njerëz dhe thanë ky është deputeti. Ku ndalohet në statut të takosh demokratët? Ça shqetësimi kanë?
Duhet të ketë shqetësim për ata që takojnë njerëz apo për ata që rrinë në vend? Kjo ka bërë që këto kohë të flitet për PD-në dhe që ka PD”, tha Salianji.
Ervin Salianji: Në 2021 një komision në PD më hoqi nga lista. Shkova dhe mblodha 1 mijë njerëz dhe thanë ky është deputeti. Ku ndalohet në statut të takosh demokratët? Ça shqetësimi kanë?
Duhet të ketë shqetësim për ata që takojnë njerëz apo për ata që rrinë në vend? Kjo ka bërë që këto kohë të flitet për PD-në dhe që ka PD.
