Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i bën thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e 22 dhjetorit.
Përmes një mesazhi në rrjetin social facebook, Blushi rendit arsyet pse qytetarët duhet të protestojnë.
“Në një vend ku buka tatohet 20% dhe oligarkët 0%;
Ku vetëm në aferën e Tunelit të Llogarasë, Rama-Balluku shtuan pasurinë e paligjshme (vodhën) 50 milion euro, ndërsa pensionet rriten me vetëm 60 lekë;
Ku kostoja e një shishe verë që pi Edi Rama (33 mijë euro/shishja) është baraz me pensionin mesatar të 15 viteve;
Ku shpenzohen 4.3 milionë euro për “Kopshtin Eden” të Edi Ramës, por shteti “s’ka para” për të ndërtuar një shkollë në Astir;
Ku digjen 90 mijë euro në ditë për një incenerator që nuk ekziston, por mungojnë 75 mijë euro për pajisje që shpëtojnë jetë në Onkologjik;
Në një vend ku qytetarët detyrohen të zgjedhin mes ilaçeve dhe ushqimit;
Ku fermeri braktiset, i riu ikën, mjeku dhe mësuesi poshtërohen; ndërsa klientët e pushtetit pasurohen nga paratë tona;
Protesta nuk është zgjedhje, por detyrë kombëtare.
TË GJITHË BASHKË, NESËR, ORA 18:00
NË PROTESTËN KOMBËTARE PARA KRYEMINISTRISË”, shkruan Blushi.
