Në Angli nuk kanë më asnjë dyshim, Thomas Strakosha do të transferohet tek Newcastle. Portieri kuqezi, në skadencë të kontratës në fund të sezonit, do të jetë goditja e parë e klubit anglez, për këtë del garant Times. Strakosha do transferohet në Premier League në fund të sezonit, me Lazio që është dorëzuar, duke humbur në këtë mënyrë portierin me parametra zero. Igli Tare është i detyruar tashmë të gjejë një tjetër portier të ri gjatë merkatos se verës, por në këtë periudhë do të përpiqet të bind Strakoshën të rinovojë për të mos e humbur falas një portier që u rrit dhe u bë i famshëm në kryeqytet.

Times
Times

Në këtë pikë, Tare nuk është komod në negociata pasi tashmë gjithçka varet nga Strakosha, i cili sipas Times është bindur nga oferta dhe nga projekti i ri i Newcastle. Portieri shqiptar kaloi një periudhë të vështirë ku mes COVID-19 dhe një dëmtimi në gju humbi vendin e titullarit tek Lazio. Së fundmi, Strakosha po fiton gjithnjë e më shumë minuta, ku po aktivizohet tek Lazio por dhe tek Kombëtarja kuqezi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb