Për aktivistin Gjergj Bojaxhi, ish-kandidat për kryetar bashkie në Tiranë në vitin 2015, zgjedhjet për kryebashkiakun e ri nuk duhet të vonojnë, pasi sipas informacioneve që ai disponon, niveli i korrupsionit në bashki pas arrestimit të Veliajt është rritur.

Bojaxhi e sheh të vështirë mbajtjen e zgjedhjeve në dhjetor, e megjithatë zhvillimi i tyre është i nevojshëm pasi kryeqyteti ndodhet në anomal.

“Kjo lëngatë nuk duhet të zgjatet sa më shumë. Për mua një kryetar që nuk ka shkuar në zyrë, duhej shkarkuar, PS nuk i leverdiste ta shkarkonte gjatë periudhës së zgjedhjeve”, tha Bojaxhi.

Gjergj Bojaxhi: Në dhjetor është vështirë të bëhen zgjedhjet në Tiranë. Ti bësh në këtë muaj është qesharake. Në thelb sa më shumë zgjat kjo kohë, aq më shumë. Nga informacionet që unë kam, në bashkinë e Tiranës është rritur niveli i korrupsionit. Duhet ti jepet drejtim, jemi një qytet me anomali, kjo lëngatë nuk duhet të zgjatet sa më shumë.

Për mua një kryetar që nuk ka shkuar në zyrë, duhej shkarkuar, PS nuk i leverdiste ta shkarkonte gjatë periudhës së zgjedhjeve.

Për të mos prishur pak ekuilibra që kishte Veliaj, e la pezull. I fitoi zgjedhjet e përgjithshme dhe tani do që ti japë drejtim këtij kapitulli tjetër. unë si qytetar më intereson që të mos merret peng Tirana. Pjesa tjetër janë teknikalitete.

Gjykata Kushtetuese e mori vendimin me unanimitet dhe unë mendoj se GJK nuk do t’i japë të të drejtë Veliajt.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb