Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ishte e para që mori fjalën në komisionin e Posaçëm Antikorrupsion, ndërsa ajo sqaroi rëndësinë e këtij komisioni.

Ajo tha se për çështjen e anëtarësimit drejt BE duhet gjithëpërfshirje, ndërsa iu bëri thirrje deputetëve të opozitës që të japin kontributin e tyre, ndonëse sot ata bojkotuan mbledhjen.

“Të nderuar kolegë dhe anëtarë të Komisionit të Posaçëm për Antikorrupsionit, procesi i negociatave me qëllim anëtarësimin në BE do t’i japë hov më tej kësaj faze. Vazhdimësia drejt integrimit do të kërkojë plotësimin e reformave. Një nga sfidat kryesore lidhet me domosdoshmërinë për plotësimin e reformave, siç është reforma në drejtësi dhe reformën në administratën publike. Këto masa vinë si manifestim dhe si besim i joni, se për këtë çështje duhet qasje kombëtare dhe gjithëpërfshirje. Në Be nuk integrohet qeveria, por shteti shqiptar. Dora jonë për deputetët e opozitës, mbetet e shtrirë. Debatet politike mbahen mend përkohësisht. Dialogu përbën një qasje të re dhe të nevojshme për një cilën të ri reformimi të rolit të Kuvendit.” , tha Spiropali.

Fjala e plotë e Spiropalit: 

Të nderuar kolegë dhe anëtar të Komisionit të Posaçëm për Thellimin e Reformave për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian.

Procesi i negociatave me qëllim anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian, do t’i jap hov më tej demokratizimin dhe forcimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri, do të nxisë konsolidimin e institucioneve publike dhe vazhdimin e proceseve reformuese, duke përshpejtuar zhvillimin ekonomik dhe përqasjen me nivelet më të mira evropiane të mirëqenies dhe gjithëpërfshirjes sociale.

Metodologjia e re e anëtarësimit kërkon vazhdimësinë e reformave dhe politikave të koordinuara dhe të njëkohshme në të gjithë sektorët, për plotësimin e kritereve të anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe detyrimeve të MSA-së.

Një nga sfidat kryesore lidhen me domosdoshmërinë për vazhdimin e mëtejshëm dhe thellimin në zbatimin e reformave themelore, duke përfshirë reformën në drejtësi, funksionimin e institucioneve demokratike dhe reformën në administratës publike;
Qeveria shqiptare ka udhehequr nje proces kompleks shqyrtimi analitik ne Bruksel.

Në pêrfundim të procesit screening:

Janë zhvilluar 67 takime screening dhe dypalëshe në Bruksel për 33 kapituj dhe 3 kriteret e anêtaresimit;
Janë përfshirë 157 institucione shteterore dhe 32 institucione te pavarura (qeveritare dhe të pavarura);
575 zyrtarë kanë marrë pjesë në takimet shpjeguese dhe 1004 zyrtarë në takimet bilaterale.
Janë përgatitur 777 prezantime, të relatuara dhe argumentuara me rreth 20.000 faqe.
Janë zhvilluar 126 ushtrime simuluese, ku janë trajnuar 661 zyrtarë;

Shqipëria synon hapjen e negociatave për grupin e parë “Themeloret” brenda 6 muajve te parë të 2024-s.

Lidhur me hapjen e negociatave për grupin e parë “Themeloret” institucionet shqiptare kanë punuar paraprakisht për hartimin e 2 udhërrëfyesve.

Aktualisht janë hartuar, konsoliduar dhe konsultuar me shërbimet e Komisionit Evropian udhërrëfyesi i “Shtetit të së Drejtës” dhe udhërrëfyesi “Reforma në Administratën Publike”, që përmenden edhe në Rezolutën e votuar nga Kuvendi dhe në vendimin e Komisionit të Posaçëm të këtij Kvendi.

Paralelisht me punën për hartimin e piketave hapëse (udhërrëfyesve) është hartuar edhe drafti i parë i pozicionit negociues për “Themeloret”.
Të gjitha këto masa si më sipër janë marrë për të siguruar që Shqipëria të jetë gati teknikisht për hapjen e negociatave, pra për zhvillimin e Konferencës së 2-të Ndërqeveritare.

Në këtë kontekst Rezoluta “Për Thellimin e Reformave të Mirëqeverisjes, Sundimit të Ligjit dhe Antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian” dhe Vendimi per ngritjen e Komisionin të Posaçëm me kete emër dhe këtë mision, votuar në Kuvendin ne Shqipërisë, vijne si nje manifestim i pergjegjesise dhe besimit tonë se në kete faze vendimtare për modernizimin e shtetit tonë duhet nje qasje kombëtare dhe gjithëpërfshirëse.

Adresimi i të gjitha rekomandimeve të raporteve të BE dhe procesit ‘screening’ kërkojnë një analizë, reagim, koordinim dhe veprim të përbashkët institucional.

Qeveria shqiptare i ka miratuar dy udhërrëfyesit e rëndesishëm dhe po i zbaton në përditshmëri si udhëheqëse e këtij procesi anëtarësimi, për të permbushur detyrimet e procesit te negociatave dhe për të bërë të mundur që Konferenca e Dytë ndërqeveritare të zhvillohet sa më shpejt dhe pa asnjë vonesë.
Në Bashkimin Europian nuk integrohet qeveria, por shteti shqiptar. Ndaj hapësira gjithpërfshirëse që i mundësohet Kuvendit nga Kushtetuta dhe kuadri ligjor në fuqi, duhet përdorur si një tregues i vullnetit politik dhe institucional të Shqiperisë, pa dallime partiake, për një cikël te ri reformimi ne funksion te mireqeverisjes, sundimit te ligjit dhe antikorrupsionit si domosdoshmëri për mbërritjen e objektivit strategjik kombëtar të anëtarësimit në BE brenda vitit 2030.

Dora jonë për deputetët e opozitës mbetet e shtrirë. Debatet politike janë të perditshme e mbahen mend perkohësisht. Dialogu konstruktiv politik dhe institucional brenda Kuvendit dhe me pushtetet e tjera si dhe me aktorë të tjerë shoqërorë ne vend, përbën nje qasje te re dhe aq te nevojshme per ciklit e ri te reformimit, demokratizimit dhe forcimit të rolit të Kuvendit.

Kjo është puna që mbetet!

Qeveria shqiptare, ministritë dhe institucionet e varësisë, janë dhe do të mbeten në dispozicion të këtij komisioni për materiale, analize, të dhëna, ekspertizë, paraqitje, dëgjesa, dhe gjithçka mund të lipset në punën tuaj të nderuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb