Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me raportin e opozitës të dalë nga Këshilli i Mandateve, pas kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit, çka i hap rrugë arrestimit të Belinda Ballukut.

Në raport theksohet se kreu i ri i SPAK, Klodian Braho thekson se ekziston rreziku që të jenë dëmtuar provat, ndërkohë që të dhënat në lidhje me dosjen.

“Për të caktuar masën e sigurimit apo për të kërkuar zëvendësimin e masës së sigurimit, jo detyrimisht duhet të provohet se është shkaktuar një dëm, por thjesht mjafton fakti që të argumentohet rreziku që mund të shkaktohet një dëm. Sot që flasim, duke pasur parasysh bisedën që përmendi kolegu, e cila është një rast dhe një e dhënë konkrete, krijojmë një lloj dyshimi se ekziston rreziku që të jenë dëmtuar provat. Pra, mendoj që mbetemi pikërisht në të njëjtën situatë se ky rrezik është ende real për ne dhe vazhdon. Ky është një element i masës së sigurimit, ndërsa elementi tjetër i nevojave të sigurimit, nuk lidhet vetëm me elementin dëmtimit të provave, por lidhet edhe me rrezikun që personi mund të kryejë të njëjtën vepër penale si ajo që dyshohet që ka kryer apo edhe më të rëndë. Sot edhe ky rrezik i dyte ekziston. U përmend vendimi i Gjykatës Kushtetuese, por ky vendim ende nuk është botuar dhe nuk ka hyrë ende në fuqi, është një fakt i sigurt që do të ndodhë, por është po aq i sigurt fakti se Kuvendi ka një iniciativë ligjore për ta ndryshuar nenin 242 te Kodit të Procedurës Penale”, shprehet ai.

  • foto galeri
  • foto galeri

Braho ka konsideruara aq të mëdha në numër, sa nëse do të printoheshin do të ishin materiale që mund të mbushnin dy apo tre furgonë me letra.

“Është thjesht një hard disk nga ana praktike, që po ta printosh, pa ekzagjerim mund të jenë dy apo tre furgonë me letra, por është në gjendje elektronike.”15 Të gjitha provat e mësipërme mbështesin ligjërisht përmbushjen e kushtit për ekzistencën e “dyshimit të arsyeshëm” për kryerjen e veprës penale. Provat janë të konsiderueshme dhe në këtë fazë vlerësohen të mjaftueshme për të krijuar bindjen e ekzistencës së “dyshimit të arsyeshëm”, citohet ai.

Prokurori Drita Prençi nga ana tjetër citohet të ketë deklaruar se ekziston një bisedë e përgjuar mes një personi të marrë të pandehur bashkë me Ballukun, dhe një personi tjetër që bashkëbisedon, që është përsëri person ndërveprues.

“Ajo do të pyetet me statusin e dëshmitarit, pra nuk është pyetur deri në këtë moment”, thuhet në raport.

Biseda sipas Klodian Brahos ka ndodhur pas vendimit të Gjykatës për Ballukun.

“Vendimi i gjykatës është i datës 19.11.2025, data kur është zhvilluar biseda telefonike është data 20.11.2025, pra është pas vendimit të gjykatës. Pyetët pak më parë se a ka një akt për hetim ndaj personit nën hetim, për procedurat e reja të prokurimit akti që atribuon është akti i prokurorit që urdhëron pasqyrimin në regjistër edhe të fakteve të reja dhe nuk ka akt tjetër. Pra, nuk është e nevojshme të nisë procedim tjetër penal. Për sa i përket bisedës që, ne e kemi paraqitur si provë, dyshohet se po ndikohet te personat e pyetur. Patjetër që ato fakte janë objekt hetimi, por deri në këtë moment nuk është atribuuar ndonjë fakt konkret personit në hetim për këtë bisede, por janë objekt hetimi”, thuhet në raport.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb