Princi miliardier saudit Alwaleed bin Talal është liruar nga paraburgimi, sipas burimeve të familjes së tij, më shumë se dy muaj pasi u burgos si pjesë e serisë së arrestimeve kundër korrupsionit në Arabinë Saudite, shkruan e përditshmja britanike ‘Daily Mail’.

Lirimi i tij erdhi disa orë pasi Princi Alwaleed bin Talal që vizitoi këhë më parë edhe Shqipërinë, tha në një intervistë ekskluzive për Reuters se priste të lirohej brenda disa ditësh.
princi arab

489F15C500000578-5319455-image-a-32_1517054322750
Ai gjithashtu theksoi gjatë intervistës se priste të mbante kontrollin e plotë të firmës së tij të investimit ‘Kingdom Holding Co’, pa i kërkuar që t’i jepte asetet qeverisë saudite.

Burime të familjes së tij thanë se Princi saudit ishte liruar të shtunën.

Princi Alwaleed u mbajt në hotelin Ritz-Carlton në kryeqytetin saudit të Riadit që në fillim të nëntorit të vitit të kaluar, bashkë me dhjetëra princë dhe ministra, pjesë e planit të Princit të Kurorës Mohammed bin Salman për të konsoliduar kontrollin dhe reformimin e Arabisë Saudite.

Arrestimet e tyre u bënë pasi përmes një dekreti mbretëror u krijua komiteti kundër korrupsionit, nën drejtimin e Princit të Kurorës.

Sipas autoriteteve saudite, të paktën 100 miliardë dollarë janë shpërdoruar përmes korrupsionit sistematik.

(a.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb