Deputeti i PD Klevis Balliu ka kërkuar që në seancën e sotëm të jenë më shumë minuta në dispozicion të ligjvënësve për të diskutuar në lidhje me problemet e qytetarëve.
Ai ka sjellë në vëmendje edhe problemin me rrugët dhe përmbytjet e fundit, duke u shprehur se Shqipëria është i vetmi vend në botë, ku rrugët prishen vetëm sepse ka
reshje.
“Ta dimë sa duhet të jetë temperatura që të funksionojë qeveria pasi sa bien dy pika shi përmbytemi dhe në verë digjemi.
Shqiptarët po humbin shtëpitë nga shiu. Po na shkulen të gjithë rrugët, jemi i vetmi vend në botë që prishën rrugët se bie shi. Atë zonjën e kemi të pezulluar, por do të na japë njeri llogari?”, tha ai.
