Agron Gjekmarkaj ka shkruar një satirë sa i përket seancës plenare të së enjtes, ku kishte debate dhe tensione sa i përket Avokatit të Popullit, Projektligjeve për Tatimet dhe Buxhetin 2025.
Mes të tjerash ai është ndalur në momentin kur kryeministri Edi Rama shkoi në sallë, për zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit, moment kur opozita braktisi seancën.
Shkrimi i plotë:
Andrallat dhe të fshetat e së enjtes rikthejnë “Kroniken” të dielen.
Nuk po u besoja syve tek pashë Grupin tonë parlamentar tek lante me lot një portret mbi tavolinë dhe diçka mermeritej përvajshëm si akejtë mbi Patroklin !
Afrohem në majë të gishtave gjithë ankth, si të gjithë ata që duan të shtyjnë marrjen e një lajmi të keq sa më gjatë!
Ç’ të shoh ?! Një fotografi e Gaz Bardhit ! Mos ?! Ç’i ka ndodhur evlasë, vikata?! Albana vazhdonte “Mbahu PD mos ki frikë se ke Gazin në Amerikë, në senat e në kongres shkoi qafiri, serbes serbes , në Shtepi të bardhë e mbajti hapin Babos me i ndalë vrapin”!
Elda Hoti e mbante per krahu. Flamur Hoxha mblidhte lotet e të pranishmeve mbi një lotore si ajo e Neronit, pikë- pikë! Jorushi rrinte gati me një broke ujë mos ndokush zalisej!
Mora frymë i lehtesuar sepse asnjë gjëmë nuk kishte në mes!
Negociatat e mia per të zëvendesuar deputetin trazovaç e zhurmëmadh në anë të korridorit, i cili refuzon të identifikohet me emer , por që “xhixhin”, qenin e tij e therret djalë dhe me gjymton të menduarit e shendetshëm me Brunilda Çakerrin ose tek e fundit me Buçkon apo të zymtin Tërmet, nuk po kanë sukses! Ju drejtova njërit prej tre buajve të parlamentarizmit, Taos!
“Nuk të ndihmoj dot tha, o byrazer! Brunilda druaj mos te shpërqendron, tha dhe “Kronika” behet shumë lirike, humbet tharmin kritik.
Ne thamë shyqyr qe iku Etilda e ti prapë me kësi dënglash!
Termeja ta ka bërë benë dhe sa herë ti kujtohen pikëllimet dhe brengat qe i ke shkaktuar Tezes, duke i vënë në dukje putirin, veshjet kombetare kur ia valles oshenare në Berlin para Babos së mufatur, bezdie si të ishte një sorkalle adoloshente nuk do te mbahet, të kopanis! Nuk ta bëj dot këtë.”
Ndërsa Buçkon ia kemi lënë si pritë Ogit ndaj Zeniqesë! E pe sot, sa iku Buçkoja në yzyrhane, i shkoi aty dhe i bënte pyetje që të prishin gjakun, a është Tao gjeni apo korife, sikur do të më fuste në hasmeri me Babon!
Po Ogi çi tha ! Ajo beri sikur s’e kuptoi dhe i tha se per gjera delikate kopetent është Ervin Hoxha!
Zeniqeja shkoi dhe ul ne mes të Linditës e Ervinit, duke ua ndarë respektin me nikoqirlëk, nën shikimin e shushatur të Ulësisë, i cili bashkë me të ka krijuar një duet mendimi!
Hataja ndodhi kur Kryezevendës Lideri ynë Flamuri, qe Zoti ia bëfte ditët një mijë i tha Taos “injorant” !
Aty Tao nuk mbajti! Mazhoranca u tendos e gjitha për të mbrojtur erzin intelektual të tij !! U kalua Rubikoni, u kalua Rubikoni, etika u shemb, fyerja mori dhenë, çirrte faqet e hante thonjet me dhëmbë, Erjon Malaj i PS, shpagim- shpagim uleriste!
Po kur Kryezevendes Lideri na bëri një leksion etimologjik që fjala “ injorant” nuk është fyerje, por padije per një çështje të caktuar, gjakrat u ulën !!!
Erald Kapri, si një bej topolak, por pa fesin e kuq mbi krye, me një cullufe në qosh që i nget mendimin e pakez i skuqur nga emocionet dhe shëndeja birinxhi, mban fjalime të mira nacionalizme e konservatorizme! Qerratai, tani që është bërë një prej eterve të kombit, rri gjithë nursësllëk.
Klodi nga lart ia mori këngës “A e do Shabanin për burrë, moj nane?” !
Ne nga poshtë i thonim “Nuk e duam Shabanin, mbajeni për vete” !
Toni bënte shartet e martesës mes Shabes dhe Qeverisë, duke u futur ne gojë nga një llokum!
Nderkohë, një ministër me mjekër fliste ëmbël me Tezen dhe te dy dukeshin si dy motrani e shoqeni. Me të pasë lezet shpirti me i kqyrë!
Gonxhja, qe hajër mos bëft që i zuri vendin Margaritit, qe mall e brengë na ka shkaktuar, kishte hedhur nje velenxë mbi supe dhe dremiste si kalë ne haur.
Mamica kishte zbritur nga qielli, në faqe ënde i kishin mbetur shënjat e Rutte Kodoshit, që e shoftë damllaja e shoftë se desh na la pa të, e mbyti me të puthura! Neve ketej na afron vetem qoshen e kokës! Nuk lëshoi llaf as zë, me sy lypte nje duhan, por Nallbaja nuk qe as t’ja jepte as t’ja ndizte!
Pas fjalimit tim plot me referenca e citime U çua tribuni e poeti popullor Dilo Nasufi dhe lexoi një vjershë përmalluese, fryt mendimesh të pjekura mjaltë!
Flet Levendi për buxhetin
Dhe na qesendis Hyqmetin
Qe zdërhallet per miletin
Dhe çudit tërë Dovletin.
Nga mengjesi gjer ne darkë
Mejtoni per oligarkë
Ktu na thoni gjepura
S’bëhet stan me lepura.
S’pyesim ne për Erik From
Se kemi Zeniqene tonë
I zgjedh fjalët me lezet
Lum kush e ka kismet.
As ai Albert Kamyja
S’na ben fajde te Partia
Asaj pune mos i hyni
Se ne ktu na zen leximi.
Babon kemi dhe “Kurbanin”
Ai na e ka gjetur zamanin!
Komiku Aristofan
Desh të hynte në sallë, në qosh
Po zaptijet nuk e lanë
Se u dukesh kokëbosh!
I thane mos na beje hile
Se ktu është Sara Mile
Renkonte komiku me përgjerim
Jam këtu per Mamicen, pa te s’ka ameshim!
Meqe ra fjala, buxheti
As na prish, as na ndreq
Kush u zgjua, ra prape fjeti
Njeri shton, tjetri heq
Salla shpertheu ne duartrokitje! Kostaqi, i ulur në llozhën ku Genci Gjonçaj nuk linte të ulej njëri pa u kthyer i uruari, vështronte si Sokrat i vuajtur dhe mejtonte Ç’të bëjmë më tej me këta të paudhë?! Genci vetë hante fara lule dielli në llozhën e vet, me shpresen qe ndokujt do t’i dukej i rendesishem.
Blendi Klosit i humbisnin llafet si dhitë në mal!
Damua kishte lyer flokët me nje bojë te prarur qe i shkonin me xhaketën dhe buzeqeshte gjithë kohës si firaun lozonjar!
Enno Bozdo, si keleust , ishte personi që jepte komandat dhe mbante ritmin e rremtarëve, shpesh me zë të lartë, “pro”- “kunder” dhe Ivi Kaso e admironte per timbrin dhe vendosmërinë!
Në darkë nga e vona erdhi Babua si gjever ose kryekrushk per dasmen e Shabes! Na kqyrte me mall e ne po ashtu!
Kiduina pllaquriste duart me gezim- erdhi- erdhi- erdhi. Ishte hera e pare qe e shihte nga afer.
Qe mos të shperrthenin të qara, ikëm nga salla! Nikua, i menduar, nga lart, na qortonte me sy dhe dukej sikur thoshte “Po pse more, ju plaçin sytë, pse do kalojnë muaj e muaj derisa ta shihni prapë do ju dergjë malli” ! Jo, jo, pa merak, i thamë, do shkojmë të piqemi me 22 dhjetor te Kryeministria!
