Analisti Genc Burimi, në një lidhje skype në rubrikën “Opinion” në News24 ka komentuar në lidhje me skandalin e fundit ku punonjësit e Tatimeve janë akomoduar në një ndërtesë për të cilën paguhen çdo muaj 25 mijë euro, ndërkohë që kontrata ka një kohëzgjatje prej 1 viti.

Burimi u shpreh se nuk është e drejtë që të mos bëhet transparencë dhe të mos jepet informacion pasi kjo godinë mund të jetë pa leje.

“Instalohet në një godinë, paguan një shumë të tillë që paguhet nga shqiptarët me taksat e tyre. Instalohen në një ndërtesë që nuk dihet është apo jo me leje dhe nuk i jep asnjë shpjegim askujt.
E quajnë veten mbi ligjin. Imagjinoni në SHBA, FBI paguhet për të kontrolluar të tjerët, por edhe kur ndodh brenda vetes e heton dhe gjykon.
Duhet të japin llogari si i përdorin paratë e shqiptarëve me një kontratë 1 vjeçare, duhet të updatohet legjislacioni.
Ku i dihet se nuk bën allishverishe me një familjarin e tij që i thotë vëri sa të duash çmimin se paguajnë shqiptarët.
Kush e kontrollon kontrollorin?
Në demokraci ekzekutivi nuk është shteti. Nëse një gjë e tillë do të ndodhte në Francë do të ishte bërë nami”, tha ai.

Në lidhje me kontrollet e kryera ditën e djeshme nga BKH në banesat e ish bahskëshortes dhe partneres së ish- ministrit të Financave Arben Ahmetaj, kontrolle të cilat u kryen në lidhje me hatimet që po kryhen nga SPAK mbi përfshirjen e tij në aferën e inceneratorëve.

Burimi u shpreh se të gjithën e sheh si një goditje poshtë brezit nga Rama për Ahmetaj dhe presion që kryeministri po i bën atij duke i dhënë mesazhin për të mos folur.

“E pashë si një sulm burracak, i njejtë me atë që iu bë grupit Hysenbelliu. Ishte goditje nën brez ajo që bëri Rama.
Nuk dua të bëj paralelizma por më duket si Putini që hodhi 600 mln euro raketa për hakmarrje se u vra dikush në kufi.
Kur u çua dosja për gjykim çështja nuk u çua, SPAK nuk kishte ndërmend ta hetonte Ahmetajn. Ishin gazetarët që e nxorrë, ishte presioni i tyre dhe disa deputetëve të opozitës që bëri të nisnin hetimet kur hetimet ishin mbyllur.
Ndërkohë Rama luante me Ahmetajn të njëjtin rol si me Tahirin. E gjitha më duket një presion që Rama i bën Ahmetajt, nëse nuk flet dhe mban kokën ulur do hash pak po jo shumë”, tha Burimi.

Ai ka komentuar edhe deklaratën e Ilirjan Celibashit mbi regjistrimin e PD në KQZ për zgjedhjet e 14 majit.

“Rama u mësua keq, një herë nuk kishte parlament në zgjedhje nuk kishte fare opozitë. Celibashi tha edhe sikur të dua që Berisha ka shumicën skam ç’bëj.
Kam përshtypjen që një skenar që po luhet, është që grupi i Alibeajt ka frikë nga një dajak i madh që do hajë më 14 maj se nuk ka kandidatë.
Mos regjistrimi do i shpëtonte nga një turp sepse do regjistroheshin me kandidatë të pavarur.
Aspekti i dytë është që Celibashi e bën këtë për të treguar se është i paaanshëm dhe grupi i Bashës bën apelim ku edhe merr të drejtën. Për mua është show i përgjithshëm”, tha Burimi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb