Partizani ka ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, atë kundër Tiranës dhe në prag të këtij takimi, para mediave ka folur trajneri Giovani Colella. Tekniku i të kuqve shpreson që të përsëritet historia e 44 viteve më parë, kur skuadrat ishin në të njëjtat kushte dhe me të njëjtën diferencë pikësh.
Në derbi fitonte Partizani dhe më pas festonte titullin kampion. Ndërkohë, ai ka pranuar se do të donte të luante një herë një ndeshje derbi kundër Tiranës.
“Derbi vendimtar? Bëre një pyetje por edhe përgjigje. Është ndeshje e vështirë sepse përcakton fatet e sezonit sepse kemi diferencë 2 pikë. Të bësh këtë punë, duhet të përballesh me ndeshje të tilla.
Jemi mirë, po përgatitemi mirë. Si rrallë herë nuk kemi probleme dhe mungesa si në ndeshjet e kaluara që kemi pasur. Jemi në kushte shumë të mira dhe jemi të qetë.
Taktika? Nuk mendoj se në ndeshje të rëndësishme, ka rëndësi taktika. Taktika ka rëndësi por më e rëndësishme në kështu ndeshje është përqendrimi dhe mënyra si mund t’i përballosh këto ndeshje.
Matematika nuk na lejon që të vendoset por ka edhe ndeshje të tjera. Sa i përket titullit, kjo ndeshje vendos nëse ne humbasim. Është matematikë e thjeshtë. E them se nëse fitojmë, kemi edhe ndeshje të tjera sepse diferenca shkon vetëm 1 pikë.
Qasja në ndeshje? Edhe përqendrimi duhet të jetë siç ka qenë në derbit e fundit. edhe atëherë kur kemi humbur jemi përshtatur mirë. Skuadra ime ka ardhur në rritje gjatë muajve të fundit. është normale sepse disa lojtarë me kalimin e muajve janë pjekur dhe janë rritur. Kështu që jemi rritur edhe shumë si skuadër.
Koha për të përgatitur derbin? Nuk ka një avantazh kur ke shumë kohë ose pak kohë. Derbi në brendësi të tij si ndeshje, ka mjaft situata. Krijohen situata.
Tirana në mbrojtje? Nuk e di si do të rreshtohet Tirana në fushë. Secili ne përgatit në mënyrën e tij por janë ndeshje të rëndësishme në aspektin e motivimit dhe duhet përgatitur ndeshja me skema por për 5 minuta gjithçka mund të ndryshojë. Skuadrat kanë idetë e tyre por gjatë lojës mund të ketë ndryshime.
Nuk do ta tregoj se si e kam përgatitur këtë ndeshje. Atë që kam përgatitur nuk mund të ta them. Si unë ashtu edhe Shehi e përgatisim për më të mirën. Unë dua të jem korrekt me ju dhe jo të zbuloj përgatitjen e ndeshjes. Derbi mund të përcaktohet edhe nga disa episode që as unë dhe as Shehi nuk i mendojmë dot. Futbolli është i bukur sepse ka gjëra të papritura.
Shpresoj që Da Silva të jetë përcaktues por ka edhe të tjerë që mund të jenë. Edhe dikush që ka luajtur pak, është në gjendje të mirë si të gjithë lojtarët e tjerë. Nuk kam dhënë këshilla në ndeshjen ndaj Kukësit dhe imagjino të jap nesër. Nuk kam kohë mjaftueshëm për të menaxhuar situatat. Në momentin e fundit mund të vendoset për një ose dy gjëra. Nuk mund të mendojmë shumë gjëra tani sepse nuk është momenti.
Historia kur Partizani shpallej kampion para 44 vitesh? Shpresoj që të përsëris historinë. Edhe nëse fitojmë nuk shpallemi kampion sepse kemi edhe 3 ndeshje të tjera. Kam respekt për kundërshtarin sepse është e ekuilibruar dhe e rreshtuar mirë në fushë. Duhet të përqendrohemi mirë sepse Tirana edhe pse ka mungesa luan për jetë a vdekje dhe kjo është e bukura e derbit.
Ndeshja që ka mbetur në mendje? Ndoshta ndeshja e radhës. Llogaritë bëhen gjithmonë në fund. Jam mësuar që llogaritë ti bëj deri në minutën e fundit. Kemi bërë gjëra të mira gjatë vitit por edhe gabime por vlerësimet bëhen në fund të kampionatit. Ka jetë dhe shpresë. unë mendoj se nuk ka ngjashmëri pasi lojtarët kanë karakteristika të ndryshme në fushë dhe jashtë fushe. Ndoshta kemi lojtarë të njëjtë por ndryshe në futboll. Puna dhe profesioni im është të vlerësoj personat dhe çdo lojtar është unik.
Unë e kam mbyllur karrierën si futbollist. Sigurisht si lojtar do të më pëlqente të luaja në derbi ndaj Tiranës. Kam qenë i keq. Vështirë se më kalonte miza pa e vrarë. Të them të vërtetën derbi është ekzaltues. Kam luajtur shumë ndeshje dhe kam drejtuar por derbi i Tiranës është shumë special. Jam i bindur se dy skuadrat do të japin maksimumin dhe do të jetë ndeshje e bukur”, u shpreh Colella.
(BalkanWeb)
