TIRANE

Granit Xhaka është një nga futbollistët më të famshëm shqiptarë dhe falë talentit të tij ka arritur të luajë me ekipet më të njohura në botë. Në janar të vitit 2018, Granit Xhaka dha fund beqarisë, duke u martuar me Leonitën, me të cilën ishte prej 3 vitesh në një lidhje. Aktuliasht Xhaka luan me skuadrën e Arsenalit, në Angli.

Untitled 31
Untitled 31

Por përtej aftësive në fushë, Graniti mesa duket është dhe shumë romantik në jetën personale. Jo se kishim dyshime, pasi ai herë pas here poston foto apo video me partneren e tij, por dedikimi që i ka bërë sot Leonitës, në përvjetorin e tyre të 4-t të njohjes e përforcon më shumë këtë fakt.

“Përvjetori jonë është më i rëndësishëm se çdo ditë. Unë festoj dashuria ime, për ty dhe të dua në çdo moment. Ndihem shumë me fat që të kam, dhe uroj që shpirti yt të jetë gjithë jetën i mbushur me lumturi! Uroj më të mirat e kësaj bote sepse dashuria që më jep më ka bërë më të fortë e më të lumtur. Uroj me gjithë dashurinë time që ditët e tua të jenë vetëm me diell, sepse në ato me shi, dielli yt do të jem unë. Gëzuar përvjetorin e 4❤?.Te Dua Zemra Jem!
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb