Berat Gjimshiti ka arritur në një moment shumë të rëndësishëm në karrierën e tij. Siç raportohet nga TuttoAtalanta.com, pas sezoneve si lider në mbrojtjen e Atalantës, mbrojtësi shqiptar ka përfunduar në radarët e Al-Rayyan, një klub nga Katari i gatshëm të ofrojë një kontratë shumë të majme për futbollistin.

Propozimi ekonomik që vjen nga Doha mund të joshë Gjimshitin, pasi oferta ekonomike duket mjaft e mirë.

Oferta e Al-Rayyan për Atalantën është rreth 12 milionë euro plus bonuse, një shifër e konsiderueshme që ka tërhequr vëmendjen e drejtuesve.

Ende nuk është marrë vendimi për të ardhmen e tij, me klubin bergamask që e shikon Gjimshitin si futbollist mjaft të rëndësishëm, ndërsa nga krahu tjetër, largimi i tij po merret në konsideratë, pasi Atalanta do përfitonte financiarisht para se kontrata të skadojë në qershor 2026.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb