DURRES- Temperaturat e ulëta si rrallë ndonjëherë kanë bërë që durrsakët ti gëzohen reshjeve të borës pas 7 vitesh. Ndonëse në Veri e Jug reshjet kanë shkaktuar probleme duke bllokuar rrugë e fshatra, durrsakët po i gëzohen këtij fenomeni dhe shpresojnë që bora të ketë ngjitur deri nesër.

durres-bora

Gazetarja Klodjana Haxhiaj bën me dije për BalkanËeb se bora ka pak që ka nisur, ndërsa të shumtë janë qytetarët që po i gëzohen këtij fenomeni jo të natyrshëm për qytetin bregdetar, nga ballkonet dhe dritaret e shtëpive të tyre.
durres-bora-2
Emergjencat Civile më herët paralajmëruan se temperaturat do të shkojnë deri në -20 gradë, ndërsa reshjet e dëborës do të zbresin deri në lartësinë 200 metra dhe mundet të prekin edhe zonën bregdetare.

durres-bora-1
Drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi deklaroi sot se aktualisht 1/3 e vendit është e zbardhur. Ai bëri me dije se situata në vend po monitorohet, ndërsa nuk ka raste të rënda dhe se akset në gjithë vendin janë të kalueshme me zinxhirë. Prençi paralajmëroi se, “në tre ditët e ardhshme do të ketë ulje të temperaturave deri në – 20 gradë, ku edhe Shqipëria e mesme do të ketë ngrica”.
durres-bora-4
(ma.ar/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: