Deputeti i PD i qarkut të Durrësit, Igli Cara, deklaroi në një lidhje me studion e News24, se me Durrësin është kryer një krim, duke shkaktuar dëme kolosale jo vetëm tek familjet por dhe bizneset si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e shiut ditët e fundit.

Cara tha se i është bashkuar këtë pasdite protestës së banorëve të qytetit bregdetar të cilët kërkojnë nga qeveria të marrë përgjegjësinë për tu dëmshpërblyer pasi dëmet që u janë shkaktuar është kolosale.,

“Në Durrës është kryer një krim, jo vetëm korrupsion, janë vjedhur 11 mln euro për një hidrovor që nuk e kryen detyrën e tij. Të gjitha zoant e Durrësit janë në pushtetin e ujit”, tha deputeti demokrat.

Sipas tij, pas reshjeve intensive, gjatë ditës së sotme ka dalë nga shtrati dhe Erzeni cka ka shtuar dëmet dhe në fshatrat si në Katundin e Ri, Sukth, Jubë etj.

“Lumi Erzen sot doli nga shtrati, ndërkohë që një ditë më parë na thanë se kjo nuk do të ndodhte.

Qytetarët kërkojnë vëmendjen e qeverisë, nuk duhet që nga pushteti lokal të bëhet shoë, të bëhen foto dhe kaq.

Nëse nuk marrin përgjegjësi, kjo situatë do të përsëritet sërish. Reshjet e shiut të para dy ditëve nuk ishin të një volumI të madh. Qytetat kërkojnë ndihmë të shpejtë, të kalohet në situatën e fatkeqësisë natyrore, por qeveria nuk e pranon pasi ka dhe faturë financiare pasi duhet të dëmshpërblehen familjarë dhe biznese. Kjo situatë ka ndodhur për shkak të papërgjegjshmërisë të dëmit me vetëdije nga pushteti lokal djhe qendror”, tha Cara.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb