Në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian, Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, zhvilloi një takim me Kancelarin Federal Gjerman, Frederich Merz.

Gjatë takimit, të dy udhëheqësit diskutuan zhvillimet e fundit në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme, si dhe sfidat dhe mundësitë për rritjen e konkurrueshmërisë evropiane, me fokus të veçantë në sektorin automobilistik.

Bisedimet u përqendruan gjithashtu në përgatitjet për diskutimet mbi çështjet klimatike që do të zhvillohen në Këshillin Evropian më 23-24 tetor. Meloni dhe Merz theksuan nevojën për bashkëpunim të ngushtë dhe veprime konkrete për adresimin e krizës klimatike.

Në fund, u diskutua edhe përgatitja për samitin dypalësh të planifikuar më 23 janar, ku të dy udhëheqësit shprehën vendosmërinë e tyre për të avancuar më tej bashkëpunimin politik dhe ekonomik mes Italisë dhe Gjermanisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: