Më mirë vonë se kurrë, kjo thënie i shkon shumë përshtat situatës ku ndodhej Milan, teksa dyshja drejtuese e klubit, Maldini-Massara firmosën rinovimin e kontratës vetëm në minutat e fundit.

“Tymi i bardhë” erdhi në limite por rëndësi ka që Maldini dhe Massara firmosën kontratën e re që i lidh deri në 2024.

La Gazzetta
La Gazzetta

“Gjithçka në rregull. Në fund, por rinovuam. Jemi të lumtur, të lumtur për sezonin që bëmë por të lumtur që do të programojmë një Milan fitues. Si do të jetë Milani i ri? Të shohim, jemi pak vonë por do të rikuperojmë.

Sa i lumtur jam? Jo, jam i lumtur, edhe pse nuk duket”, u shpreh Maldini duke dalë nga zyrat e klubit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: