Një 40 vjeçar, i cili kishte dalë i zhveshur në rrugë, është ndaluar nga Policia. Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton për BalkanWeb se 40-vjeçari R.L është shoqëruar në spitalin psikiatrik, ku pas kontrollit rezultoi se ishte në gjendje depresive.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe Policia.

Durrës/Informacion paraprak

Paraditen e sotme, menjëherë pas njoftimit se një shtetas kishte dalë i zhveshur në rrugë, shërbimet e Policisë gjetën shtetasin R. L., 40 vjeç, banues në Durrës.

40 vjeçari u dërgua në Komisariat dhe më pas në spitalin psikiatrik, ku pas kontrollit mjekësor rezultoi se ishte në gjendje depresive. Pas mjekimit të nevojshëm, 40-vjeçari iu dorëzua familjarëve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb