Hetimet lidhur me arratisjen e Atlin Ndocit vijojnë ende. News24 mëson se janë zhvilluar kontrolle në shumë banesa, në Tiranë e Durrës.
Gjithashtu pjesë e kontrolleve ka qenë edhe një banesë e tij në vendlindje në Pukë. Sakaq mësohet se makina e tij është parë për herë te fundit ne autostradën Durrës -Tiranë në territor te Tiranës dhe më pas eshtë zhdukur.
I riu me origjinë nga Puka dhe banim në Tiranë, ishte arrestuar nga SPAK në Tiranë 6 vite më parë gjatë operacionit “Plumbi i Artë” dhe akuzohet vrasje me pagesë.
Ai akuzohej për vrasjen e Andi Zylyfit dhe plagosjen e Ardit Uruçit, ngjarje ne të cilën e implikoi vrasësi me pagesë Nuredin Dumani që mban statusin e të penduarit të drejtësisë. Për të kryer këtë vrasje ai ishte rekrutuar nga Talo Çela, dikur mik e më pas armik me Nuredin Dumanin.
Pas përplasjes së dy miqve, Dumani veproi për llogari të Erion Alibej, kundërshtar me Çopjat, ndërsa Talo Çela për llogari të Franc e Hajdar Çopjas.
Nga hetimet e SPAK rezulton se Ndoci kishte vepruar si vrasës për llogari të organizatës Çopja. Altin Ndoci gjithashtu konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
