Teksa prej gjashtë ditësh radhazi qytetarë dhe aktivistë protestojnë para Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e tij dhe ndalimin e projektit në Zvërnec, Edi Rama ka komentuar zhvillimet nga Vlora gjatë një bashkëbisedimi të shkutër me një gazetar italian. I pyetur nëse protestat mund të ndikojnë te investitorët e huaj dhe klima e biznesit në vend, Rama u përgjigj se Shqipëria mbetet një vend demokratik ku jeta dhe puna vazhdojnë normalisht.

“Shqipëria është një vend demokratik. Jeta vazhdon, puna vazhdon”, tha ai.

Gjatë bisedës, kryeministri u pyet edhe për raportet e tij me liderët perëndimorë dhe nëse po tregohet tepër i nënshtruar ndaj tyre. Rama iu përgjigj me ironi pyetjes, duke deklaruar: “Në gjunjë i ulem Melonit”.

Kur u pyet nëse e njëjta gjë vlen edhe për presidentin amerikan Donald Trump, kreu i qeverisë u përgjigj: “Më ke parë ndonjëherë t’i ulem në gjunjë? Jo”.

Rama me gazetarin italian

Gazetari: Kryeministër, mirëmbrëma. Na thoni, a mund të investojmë në Shqipëri?

Edi Rama: Pse, çfarë ka ndodhur?

Gazetari: Janë këto protestat…

Edi Rama: Aa, po. Shqipëria është një vend demokratik. Jeta vazhdon, puna vazhdon.

Gazetari: Nuk mendoni se po u gjunjëzoheni pak si tepër liderëve perëndimorë?

Edi Rama: Unë i ulem në gjunjë Giorgia Melonit.

Gazetari: Po Donald Trumpit?

Edi Rama: Më ke parë ndonjëherë t’i ulem në gjunjë? Jo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb