Franca dhe Kanadaja janë duke ndjekur shembullin e Gjermanisë dhe SHBA-ve për furnizimin me tenke në Ukrainë, duke lajmëruar se së shpejti do dërgojnë dhjetëra armë.

Ministrja kanadeze e mbrojtjes Anita Anand, në një deklaratë për shtyp dje u shpreh se do të furnizonte me katër tanke të tjera Leopard 2, Ukrainën. Anand  tha se ky donacion “i kombinuar me kontributet e aleatëve dhe partnerëve, do të ndihmojë ndjeshëm forcat e armatosura të Ukrainës ndërsa luftojnë heroikisht për të mbrojtur lirinë dhe sovranitetin e kombit të tyre”.

Më tej ajo shtoi se trupat kanadeze do të dërgohen gjithashtu për të ndihmuar ushtarët ukrainas dhe për t’i trajnuar ata me aftësitë e nevojshme për të operuar automjetet e blinduara.

Po ashtu dhe ministrja e jashtme e Francës, Catherine Colonna deklaroi se Parisi të dëgjoje po ashtu take si mbështetje ndaj Kievit, nga ofensiva ruse.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky falënderoi ndihëm dhe mbështetjen e Kandasë dhe Francës.

“Shteti terrorist nuk do të kuptojë asgjë tjetër. Ne kemi nevojë për armë në fushën e betejës. Armët që mbrojnë qiejt tanë”, tha Zelensky në një deklaratë për shtyp.

Komenti i tij vjen pas sulmeve të reja nga Rusia, ku humbën jetën 11 persona dhe janë dëmtuar disa ndërtesa dhe objekte energjetike në të gjithë Ukrainën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: