Në ekranin e televizionit News24 është rikthyer këtë të shtunë në emisioni Fit Station me Çenkuela Hasën moderatori Rudi Hizmo i cili ishte i ftuari i pjesës së parë ku në një intervistë të zhvilluar në një fushë tenisi ai tregoi ekperiencën e tij përballë Covid 19, por jo vetëm. Djali me origjinën nga Borshi por i rritur në shtetin grek u kthye pas në vite ku tregoi më shumë rreth fëmijëris në Greqi. Prej pak kohësh Hizmo ënshtë larguar nga ekrani dhe na zbuloi për planet e tij në biznes dhe rikthimin në ekran i cili do të ndodhë shumën shpejt.

“Kur doli personi parë me Covid në Shqipëri të nesërmen i sugjerova prindërve të largoheshin nga Tirana, të shkonin në Borsh aty ku edhe qëndrojnë akoma se çdo bëjnë në Tiranën fundja me këtë stres jo mbyllu jo mos u mbyll, atje është qetë.

Personalisht qëndrova në Tiranën por në momentin që ai i “gjati”dilte në telefon kur merrje prindërit mua më filloi temperature e ulët e cila më zgjati disa ditë në fakt, mund të më ketë zgjatur edhe 10 ditë, ku humba shijen edhe nuhatjen. Ajo periudha karantinës ishte shumë e mirë për mua pasi humba dhe disa kile të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, se ndryshe nga gjithë bota unë nuk lash kodër e mal të Tiranës pa shkuar. Ishte periudha me stress free e jetës time”- u shpreh moderatori.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb