Në Alaska, në të njëjtin vend ku dje në prag të samitit Putin-Trump u mbajt një tubim në mbështetje të Ukrainës, sot u mblodhën mbështetës të Donald Trump.

Pjesëmarrësit kanë sjellë flamuj amerikanë dhe simbole me temë Trump.

Në tubim nuk ka flamuj apo tabela që shprehin mbështetje apo kritika ndaj Vladimir Putinit.

Një mbështetës i Trump mban një pankartë që bën thirrje për paqe

Një tjetër, e cila mban në duar një pankartë tha për BBC se ndihej e nderuar që një takim kaq i rëndësishëm po zhvillohej në Alaska dhe se beson që Presidenti Trump mund të arrijë një marrëveshje si me Rusinë ashtu edhe me Ukrainën.

“Ne i besojmë atij”, tha ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb