TIRANE- Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj është pyetur nga media për ngjarjen ne Ish Bllok, ku  mbeti i vrarë një person dhe të plagosur dy të tjerë.

Gjatë fjalës së tij në ministerialin e BE për Ballkanin Perëndimor që zhvillohet në Tiranë, Xhafaj ka thënë se  shumë shpejt në javët e ardhshme do të ketë goditje të grupeve të strukturuara kriminale.

“Krimi në tërësi dhe krimi i organizuar ka më shumë një karakter transnacional, qeveria ka miratuar një plan veprimi të fokusuar në goditjen e grupeve kriminale. Është fakt që gati një 11 muaj, janë bërë 19 operacione, janë goditur 9 grupe kriminale konkrete dhe miliona euro të sekuestruar. Lufta kundër krimit nuk është çështje ditësh apo javësh, por është një luftë që vazhdon. Ne jemi të angazhuar në këtë proces. Dëshiroj të them që javën të vijim do të shihni disa goditje të grupeve kriminale”- tha Xhafaj.

Mbrëmë ndodhi një krim, çfarë masash do të ketë?

Besoj se përgjigja që thashë pak më lart është e vlefshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb