Një nga momentet e veçanta të protestës së 23-të para Kryeministerisë, ku nkërkohet dorëheqja e panegociueshme e Edi Ramës,  ishte fjala e një vogëlushi, i cili mori mikrofonin para protestuesve dhe përcolli një mesazh që u prit me duartrokitje nga të pranishmit.

“Mirëmbrëma Shqipëria ime, revolucioni i paqes dhe drejtësisë, bashkimi jonë e çon Shqipërinë në rrugën e vërtetë. Zoti e bekoftë popullin shqiptar dhe Shqipërinë. Rama në burg, Berisha në burg!”, tha ai.

Fjalimi i tij u shoqërua me brohoritje dhe duartrokitje nga protestuesit.

Protesta e sotme shënon ditën e 23-të të mobilizimit qytetar në Tiranë, ku pjesëmarrësit vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe ndryshime të thella në jetën politike të vendit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb