Kryeministri Edi Rama në rubrikën e radhës “Sy m’sy” në rrjetet sociale, i është përgjigjur komentuesve në facebook, në lidhje me premtimin e PS për pasaportën evropiane.

Rama tha se nuk do të ishte Shqipëria në tryezën e BE, nëse do të ishte si ajo që ishte para se të merrnim detyrën.

“Nuk do të ishte nëse nuk do të përmbushte standardet dhe kriteret. Është testi më i qartë dhe më i padiskutueshëm sepse BE është një makineri e tërë që në lëvizjet e veta dhe hapjen e derës bazohet në një hulumtim të detajuar të shumë viteve”, tha Rama.

Ai theksoi se PS ka projeksione financiare jo përralla me mbret, me buf apo me Latif.

Kryeministri iu përgjigj dhe komenteve mbi emërimin ilegal në bashkinë e Tiranës duke u shprehur se në bashki, ka një nënkryetare që bën detyrën e drejtimit të bashkisë dhe që e ka marrë detyrën sipas të gjitha rregullave me delegim.

Edi Rama:  Sa i përket emërimit ilegal të kryetarit të bashkisë, nuk di cili është emërimi iegal. Sic ndodh në këto raste, ka një nënkryetare që bën detyrën e drejtimit të bashkisë dhe që e ka marrë detyrën sipas të gjitha rregullave me delegim.

Kërcënime dhe hetime kundër kandidatëve të opozitës? Me siguri është fjala për hetimin e bufit të kënetës që s’ka lidhje fare me fushatën zgjedhore.”,

Nuk do të ishte Shqipëria në tryezën e BE, nëse do të ishte si ajo që ishte para se të merrnim detyrën. Nuk do të ishte nëse nuk do të përmbushte standardet dhe kriteret. Është testi më i qartë dhe më i padiskutueshëm sepse BE është një makineri e tërë që në lëvizjet e veta dhe hapjen e derës bazohet në një hulumtim të detajuar të shumë viteve.

(BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb