Një 26-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është vetëdorëzuar këtë të martë në ambientet e Policisë së Tiranës.

Bëhet fjalë për Armando Markun, i cili kërkohej nga autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar për veprën penale të vrasjes.

  • foto galeri
  • foto galeri

Marku ishte shpallur në kërkim pasi akuzohet për përfshirje në vrasjen e një ish-snajperisti në qytetin Hartlepool të Anglisë, ngjarje e ndodhur në vitin 2019.

Autoritetet britanike kishin lëshuar urdhër kërkimi ndërkombëtar ndaj tij, në kuadër të hetimeve për këtë çështje të rëndë penale.

Pas vetëdorëzimit, 26-vjeçari është shoqëruar nga policia dhe pritet që ndaj tij të ndiqen procedurat ligjore përkatëse.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb