Finalizohet një tjetër fazë e operacionit policor të koduar “Operacionalja”. Në pranga është vënë 34-vjeçari Syrgen Haxhija banues në Shkodër.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, për ekzekutimin e urdhrit për zbatimin e masës së sigurisë personale “Arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Milanos, për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë.
Vijojnë kontrollet dhe operacionet e njëpasnjëshme nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
