Dy të rinj janë arrestuar nga Policia e Vlorës, gjatë një aksioni kundër narkotikëve. Në pranga ka rënë një 30-vjeçar dhe një 27-vjeçar.
Këta shtetas janë ndaluar nga shërbimet e Policisë, ndërkohë që qarkullonin me automjet, në fshatin Gumenicë.
Gjatë kontrollit në automjetin që e drejtonte 30-vjeçari shërbimet e Policisë gjetën rreth 800 gramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, që dyshohet se e posedonin me qëllim shitjen.
Nga verifikimet rezultoi se 27-vjeçari ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, pasi dyshohet se më datë 16.03.2026, ka kanosur me armë zjarri kallashnikov, shtetasin A. B..
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
